Ka filluar faza e dyte e vaksinimit te gjedhit, për parandalimin e infeksionit te dermatozës. Ajo është shfaqur ne disa fshatra te Bashkisë Vau Dejës, dhe ne Dajç e Velipoje. Janë 5000 doza dhe brenda datës 10 dhjetor mbërrijnë edhe 10 mije doza te tjera, për te përfunduar kështu vaksinimin e gjedhit ne gjithë Qarkun e Shkodrës.
Kraja tha se po marrin te gjitha masat, qe do mos ketë raste qe gjedhet e prekura te dërgohen ne njësite e tregtimit te mishit:
Ne Qarkun e Shkodrës janë evidentuar 300 gjedhe te prekura nga dermatoza, ku 51 kane ngordhur. Fermerët qe janë dëmtuar, do te kompensohen nga Ministria e Bujqësisë:
Drejtori Kraja theksoi se dermatoza nuk përbën rrezik për jetën e njerëzve, pasi ky është një infeksion qe vepron vetëm tek gjedhet, ndaj nuk ka kurrfarë arsyeje për panik. Deri tani ne qarkun e Shkodrës janë vaksinuar 26.500 krerë gjedhi, dhe me vaksinimin edhe te 15 mije te tjerëve, mënjanohet plotësisht rreziku nga dermatoza.