Rreth 390 kandidatë për “Mësues për Shqipërinë”, kane paraqitur dosjet pranë Drejtorisë Rajonale Arsimore Shkodër, për te aplikuar ne Portalin e Ministrisë se Arsimit dhe Sportit.
Pas përfundimit te fazës se ankimimeve, behet regjistrimi përfundimtar ne Ministrinë e Arsimit, dhe testimi realizohet me datën 21 janar:
Sipas te dhënave nga Drejtoria Rajonale Arsimore Shkodër, gjate dy viteve te fundit janë punësuar nëpërmjet portalit rreth 100 mësues ne Shkodër dhe Vau Dejës. Kontestime nuk rezulton te ketë pasur, pasi secili ka te drejte te verifikoje renditjen e emrave ne portal, sipas numrit te pikëve qe ka fituar ne testim. Konkurrimi nëpërmjet portalit, u zgjodh si mënyre për te evituar ndërhyrjet, padrejtësitë dhe aktet korruptive.