Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetKardinali Troshani ne famulline Trush

Kardinali Troshani ne famulline Trush

-

Ai sot mban një peshë të rëndë mbi supe, pas emërimit dy javë më parë nga Papa Françesku si kardinal. Megjithatë eminenca e tij Ernest Troshani, nuk harron famullinë e Trushit, në të cilën ka shërbyer prej vitit 1998, duke kaluar ditë të vështira, por edhe të bukura me besimtarët e kësaj zone. Sot ata kanë mbushur kishën e vogël të fshatit, për të pritur kardinalin e tyre.

Një surprizë e veçantë ishte edhe vënia në skenë e dramës me pjesë nga jeta e kardinalit, që të rinjtë e kësaj zone ja kishin rezervuar si surprizë dom Ernestit.

Një falenderim për lidhjen që ka treguar ndër vite me këtë zonë, e bëri në emër të të gjithë komunitetit kreu i bashkisë Zef Hila.

Edhe pse detyra kërkon që ai të jetë në lëvizje, Kardinali premtoi se nuk do të largohet nga famullia e tij, në të cilën kaloi një pjesë të rëndësishme të jetës si meshtar, pasi la vitet e errëta të regjimit komunist dhe perjetoi lirine e besimit në Shqipëri.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts