Saturday, December 10, 2022
HomePolitikëLSI feste dhe dhurata tek “3 Dhjetori”

LSI feste dhe dhurata tek “3 Dhjetori”

-

E kthyer në një traditë të përvitshme për të qënë pranë atyre që kanë nevoje për më shumë përkujdesje dhe dashuri, lëvizja socialiste për Integrim e Shkodres edhe këtë prag festash të fundvitit ishte pranë fëmijëve të shkollës speciale “3 dhjetori”. Deputeti Agron Çela sëbashku me strukturat e LSI-së dhe shkollën “Përparimi” u bë pjesë e një festë të veçantë, ndërsa nuk munguan dhuratat që konsistonin në bazë materiale për fëmijët, si dhe një shumë të hollash.

Atmosfera e krijuar ka qënë e veçantë për këta fëmijë, që më shumë se për asgjë kanë nevojë për dashurinë dhe ngrohtësinë familjare. Këshilltarja e lëvizjes socialiste për Integrim Lindita Reçi në emër edhe të të gjithë forcës politike premtoi se LSI do të jetë përherë pranë këtyre fëmijëve dhe të gjitha institucioneve të tjera simotra në Shkoder.

Vetë fëmijët e kësaj qendre si shenjë falenderimi recituan e kënduan për të pranishmit.

Deputeti Çela zgjodhi të shohë nga afër mjediset e shkollës, ndërsa u njoh me nevojat që ka ky institucion ku premtoi mbështetje të vazhdueshme. Një prej tyre ishte qendra e zërit për koncerte që do të dhurohet nga LSI.

Çdo vit në prag të festave të fundvitit, institucionet e përkujdesjes sociale janë vizituar nga strukturat e LSI-së dhe deputeti Çela, duke ofruar përveç dhuratave, e atmosferës festive, edhe mbështetjen e vazhdueshme për ta që në këto ditë të ndjejnë ngrohtësinë e festës si në një familje të madhe.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,601FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts