Yll Hoxha ka mbyllur para kohe aventuren me klubin Vllaznia. Debati me trajnerin Armando Cungu disa dite me pare ka sjelle largimin e tij nga skuadra kuqeblu. Permes faqes zyrtare, klubi ka njoftuar se eshte zgjidhur me mirëkuptim të plotë marrëveshja kontraktuale me lojtarin Yll Hoxha. Përmes kësaj komunikate,kuqeblute falenderojne sportistin per kontributin e tij ne Shkoder ndersa I urojne nje vazhdimesi te mire dhe te gjate ne karrieren e tij si futbollist. Perfundimisht, ai, nuk eshte me lojtar I Vllaznise dhe skuadra shkodrane tashme ka nje alternative me pak ne krahet e mesfushes. Nderkohe sa I perket sfides se dites se diele me Teuten, trajneri Cungu ka serish probleme me formacionin. Ne sfiden me Lacin munguan titullaret, Kalaja, Gocaj dhe Marku por stafi mjeksor po ben gjithcka per ti rikthyer ne fushe ndaj durresakeve. Kalaja e Marku kanë probleme muskulare ku ne shumicen e rasteve kerkohen disa dite pushim, ndersa mbrojtesi I djathte, Gocaj ka patur shqetesime per shkak te nje semundje por pritet te aktivizohet nga minuta e pare. Mungese e sigurte per formacionin e trajnerit Cungu eshte qendermbrojtesi Cicmil I cili u ndeshkua me karton te kuq ne ndeshjen me Lacin dhe ne vendin e tij do te aktivizohet Vrapi. Ne 90 minuteshin e se Dieles do te perballen dy skuadra qe po kalojne momente te veshtira dhe te dyja do te kerkojne fitoren.