Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetKeshilltaret ne mbledhjen e fundvitit

Keshilltaret ne mbledhjen e fundvitit

-

Mbledhja jashte radhe e këshillit te Bashkise Shkoder ka filluar me propozimin e Mustafa Licit dhe te disa keshilltareve te tjere, për ti shtuar edhe 2 milion leke për vitin e ardhshem ekipit te Vllaznise ne boks. Me pas eshte miratuar kërkesa e Drejtorise se Përgjithshme te Sherbimeve Sociale prane ministrise perkatese, për te rakorduar brenda dates 24 dhjetor me Bashkine Shkoder fondet për kujdesin shoqeror. Por ketu ka nderhyre drejtori i ndihmes ekonomike prane Bashkise, Shkelzen Mustafaraj, i cili tha se Ministria e Financave ka bllokuar fondet e paxhiruara deri tani ne degen e thesarit, për kujdesin shoqeror. Kjo ndërhyrje shkaktoi njefare konfuzioni tek keshilltaret, ndaj u kërkua qe te sqarohej ky problem nga drejtuesit e Bashkise me Drejtorine e Pergjithshme te Sherbimit Social. Ndersa si pike e dyte dhe e fundit ishte miratimi i marrveshjes se bashkise me Shoqerine Gjermane për Bashkepunim Internacional (GIZ). Sipas kesaj marrëveshje, qe do te vazhdoje deri ne vitin 2018,GIZ do te financoje projekte qe kane te bejne me mënjanimin e përmbytjeve dhe disa shërbime. Ne pergjigje te këshilltares, Senida Mesi, për me shume transparence lidhur me zbatimin dhe kontrollin e pikave te kesaj marrëveshje, foli N/Kryetari i Bashkise, Arben Gjuraj:

Ne vijim Gjuraj tha se vertete financimet e para ne baze te kesaj marrëveshje nuk janë shuma te konsiderueshme, por e rendesishme eshte se i hapet rruge nje bashkëpunimi sistematik me nje organizate serioze gjermane. Kjo ka qene mbledhja e fundit e këshillit bashkiak për ketë vit, ndaj keshilltaret nuk harruan qe te largohen pa i uruar festat e fundvitit njeri tjetrit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts