Friday, December 6, 2024
HomeAktualitetKritikat e Radovanit, reagojne institucionet

Kritikat e Radovanit, reagojne institucionet

-

Pas kritikave të prefektit Paulin Radovani lidhur me situatën e krijuar në brigjet e Kirit nga mbetjet urbane dhe ato inerte, drejtuesit e inspektoriatit të mjedisit dhe përfaqësues të bashkisë Shkoder u kujtuan të dalin në terren. Ata panë nga afër gjendjen dhe deklaruan se do të ndërhyhet për gjetjen e një zgjidhje, ku propozimet për depozitimin e mbetjeve inerte do të shkojnë për të marrë miratim në ministrinë e mjedisit.

I pyetur se përse nuk ka patur në këtë periudhë gjoba ndaj bashkive, pasi situata me mbetjet mbetet problematike, kryeinspektori Terthorja tha se me fillimin e vitit të ri do të nisë nga valë e re kontrollesh.

N/kryetari i bashkisë Dritan Meta edhe pse prononcimin e tij e ka mes mbetjeve urbane, u mundua të gjejë justifikime rreth situatës së trashëguar ndër vite, apo mungesës së bashkëpunimit nga institucionet, edhe pse nuk di të japë një emër për këto të fundit se kush nuk tregohet e gatshme t’i gjendet në krah bashkisë. Madje ai e sheh më të përmirësuar gjendjen në qytet, duke harruar se njësitë administrative po zhyten në mbetje.

Disa herë prefekti Radovani e ka kritikuar bashkinë për mos-menaxhim të territorit dhe dalje të tij jashtë kontrolli.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts