Shtëpi me shtëpi për të qënë pranë familjeve në nevojë, por edhe atyre që në këto ditë përballen me vështirësi të ndryshme. Kjo është nisma e lëvizjes socialiste për Integrim Shkoder dhe deputetit Agron Çela, që si çdo fundviti, edhe sivjet ka vijuar traditën e bukur të ndihmave për këto familje, duke krijuar një atmosfere festive, e për të mos i privuar nga festa. Kanë qënë anëtarët e rajonit 2 të LSI-së dhe kryetari i grupit të këshilltarëve Sokol Lekaj që ndanë pakot në familjet e rrethit Shkoder, ku bashkë me urimin për një 2017-të të mbarë, premtuan mbështetjen e vazhdueshme nga deputeti Çela, si dhe LSI.
Nisma ka prekur qindra familje, ndërsa pakot e përgatitura janë mbi 500 të cilat prej ditësh po shperndahen nga anëtaret e LSI dhe vete deputeti Çela. Deri në natën e ndërrimit të viteve ato do të përmbyllen në familjet e evidentuara, duke prekur kështu Shkodren, Vau Dejesin, Malësinë e Madhe, Pukën dhe Fushë – Arrëzin. LSI kthehet kështu edhe njehërë tjetër në të vetmen forcë politike që di të japë kontributin e saj konkret aty ku ka nevoja reale, si dhe përmes politikave të hartuara për shtresat në nevojë.