Pikat e rendit të ditës i votuan në pak minuta në mbledhjen e fundit që këshilli bashkiak zhvilloi për vitin 2016. Më pas 30 minutat e lëna për diskutime jashtë rendit të ditës, shërbyen që këshilltarët të ngrinin disa problematika që lidhen me vitin e ri. Kryefjalë ishte mos miratimi i buxhetit, i cili ashtu si një vit më parë do të kalojë në 2017-en, ndërsa nga ana tjetër nuk kaloi jashte vemendjes tenderi prej 174 milion lekësh i ndërmarrjes së ujësjellës – kanalizime për marrjen me qera të 3 automjeteve, apo privatizimi i klubit Vllaznia.
Voltana Ademi është e vetëdijshme se nuk ka nivelin e bashkive Tiranë apo Durrës dhe këtë gjë arrin ta pranojë publikisht kur flitet për miratimin e buxhetit. Sërish administrata e saj me të në krye janë larg performancës së kërkuar.
Këshilltari Fatlum Nurja zgjodhi që në këtë mbledhje duke i bërë analizë punës së 365 ditëve të vitit që po lëmë pas, të rëndisë plot 16 pika që ai i cilësoi si mos arritjet e këshillit për 2016-en. Vitin e ri ai deklaroi se do ta nisë duke kërkuar mocion mosbesimi për kryetarin e këshillit.