Ndërsa viti 2016 po numëron orët e tij të fundit, prej muajsh tv1 channel ka nisur përgatitjet që mbrëmja e 31 dhjetorit të jetë sa më festive e të kalohet në shoqërine e ekranit tonë. Paketa e programeve që do të vijnë në pragun e ndërrimit të viteve do të jetë e mbushur me spektakel, humor, hite të reja, argëtim pa fund që ditët festive të kthehen në një oaz të vertetë përmes ekranit tonë. Për të kënaqur të gjitha grupmoshat, për të përmbushur të gjitha shijet artistike dhe atmosferën e festës, mbrëmja e 31 dhjetorit nis në orën 20.45 me varieten premierë “Je Shkodran në qofte se” e estradës profesioniste të teatrit “Migjeni”.
Menjeherë ajo do të pasohet nga programi me këngë dhe humor të përgatitura enkas për 2017-en nga mjeshtrat e medhenj Zyliha Miloti, Gëzim Kruja, Besnik Çinari, Drande Xhaj etj, si dhe këngetarët më në zë. Ne mesnatë do të përcillet direkt hedhja e fishekzjarreve nga qendra e qytetit dhe më pas do të vijohet me koncerte, filma, dokumentarë dhe programacion të pasur festiv. Edhe mbrëmja e 1 janarit do të vijë e veçantë me një puntatë speciale të emisionit “Forum”, ku politika zhvishet nga kostumi tradicional dhe merr ngjyrat e festës. Më pas ajo pasohet nga komedia “Surpriza”, Gezim Kruja show, variete etj. Ndërsa në 2 janar mbremja muzikore 2016, Zef Deda show, komedi, show artistik etj. Me shume ngjyra, ritem dhe magji per nje 2017 te mbare per te gjithe, ku tv1 channel si perhere te jete ekrani juaj.