Friday, April 19, 2024
HomeSport10 sportistet me te mire te 2016-es

10 sportistet me te mire te 2016-es

-

Me një ceremoni modeste ashtu siç ka ndodhur këto dy vitet e fundit, edhe sivjet sportklub Vllaznia vleresoi 10 sportistet më të mirë të 2016-s.  Në bazë të një ankete të organizuar me trajnerë dhe specialistë të të gjitha sporteve, janë përzgjedhur më të mirët në disiplina të ndryshme. Çmimet sportistëve të vlerësuar ju dorëzuan nga këshilltarët bashkiak. Kështu fitues dolën Izmir Smajlaj në atletikë, Herion Faslija në basketboll, Qamil Bajrami në mundje, Nelson Hysa në boks, Juli Marku në xhudo, Oneda Reçi në gjimnastikë, Megi Doçi në futboll për femra, Bruno Kola në çiklizëm dhe Anton Qafarena e Klavia Petëza në volejboll. Po ashtu është vlerësuar edhe një sportiste si e reja më e talentuar e vitit 2016, çmim që ka shkuar për basketbollisten Bernarda Rreshpja. Por ndërsa sporti vlerësohet, paradoksalisht kupton edhe varfërinë e tejskajshme që po përjetojnë ekipe të ndryshme. Trajneri personal i kampionit ne atletike Izmir Smajli, Vildan Tufi tregoi edhe një prej episodeve që në vend të buzeqeshjeve drejtuesve të bashkisë do të duhet t’u vriste ndërgjegjen për gjendjen ku ndodhen sot lojtarë elitarë.

Njëkohësisht në këtë anketë u përzgjodh edhe trajneri më i mirë i vitit për sportklub Vllaznia, qe shkoi per trajnerin e mirënjohur i xhudos Anton Shkoza.

Klubi shkodran akordoi edhe një mirënjohje për presidentin e ekipit të futbollit të femrave të Vllaznisë Lazer Matijën.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts