Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëBraho: PD paraqitet destruktive

Braho: PD paraqitet destruktive

-

Nëse Ilir Meta ka zgjedhur deri më sot të mos i pergjigjet në formë të prerë ftesës së Edi Ramës për koalcion parazgjedhor për 18 qershorin, me të cilin na ndajnë edhe 6 muaj, zërat brenda LSI-së nuk ngurojnë të dalin hapur pro një mandati të dytë të së majtës sëbashkuar. Deputeti Spartak Braho është një prej tyre, i cili thotë se e majta do të vijojë të drejtojë vendin edhe për 4 vitet e ardhshme, ndërsa të djathtit i sheh ende të papërgatitur për të ardhur në pushtet. Madje ai shkon më tej kur e quan partinë demokratike, si një forcë politike që vijon të paraqitet destruktive.

I bindur tek një tjetër rritje e LSI-së, deputeti Braho komenton edhe ecurine që ka patur e majta në drejtimin e vendit këto 3 vite. Bashkë me vlerësimet ai është edhe kritik në disa pika, veçanërisht për mënyrën se si u zbatuan disa prej reformave jetike.

Kryeministri Edi Rama disa herë ka artikuluar haptazi dëshirën për të vazhduar qeverisjen me Ilir Metën, madje në disa raste ai duket i bindur se pa LSI-në e ka të pamundur të korrë një tjetër fitore për drejtimin e vendit. Nga ana tjetër partia demokratike i ka zbutur qendrimet, madje duke dalë zyrtarë të saj me ftesa për një koalicion me LSI-në.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts