Wednesday, April 24, 2024
HomeSportVLLAZNIA NE FAZE PERGATITORE NE ULQIN

VLLAZNIA NE FAZE PERGATITORE NE ULQIN

-

Zhvillimi i minifazës përgatitore jashtë vendit, si dhe merkatoja dimërore janë dy pikat kryesore që e shqetësojnë për momentin skuadren kuqeblu të Vllaznisë. Që të dyja kanë rëndësinë e tyre mjaft të madhe sepse në një farë mënyre prej tyre varet edhe e ardhmja e Vllaznisë për vazhdimësinë e pjesës së dytë të mbetur të sezonit futbollistik 2016-2017. Ndërkohë që për fazën përgatitore po shikohet mundësia që të paktën për një përiudhë dhjetë ditore skuadra të spostohet për në bregdetin ulqinak, përsa i përket merkatos, burime pranë bashkisë Shkodër bëjnë të ditur se marrja e ndonjë futbollisti cilësor, sidomos për repartin e sulmit pritet të përballohet me shumat e kursyera nga ndërprerja e kontratave me kosovarin Yll Hoxha dhe kroatin Ivor Ëeitzer tashmë të larguar nga skuadra në mbyllje të vitit 2016. Konkretisht vemendja është përqëndruar tek gjetja e një sulmuesi goli që Vllaznia e kërkon prej kohësh, ku ditët e fundit ka dalë në skenë edhe emri i shkodranit Xhevahir Sukaj. Preferencen për t’u rikthyer tek skuadra mëmë, ish bomberi kuqeblu e pati shprehur hapur rreth një muaj më parë edhe në studion Sport Show të TV1 Channel. Ndërkohë, gjatë ditëve në vazhdim për shërbimet e Sukajt pati një interesim të drejtpërdrejtë edhe Partizani, madje në media dhe rrjete sociale një gjë e tillë u  bë çështje e mbyllur firmosja për të kuqtë. Por realisht, gjërat nuk janë ashtu si komentohen në opinionin publik. Një gjë të tillë e ka pohuar edhe vetë Sukaj, i cili përmes linjës telefonike nga Tirana ku po kalon ditët e pushimit të ndërrimit të viteve ka bërë të ditur se nuk ka firmosur për asnjë skuadër deri më tani. Sipas tij, ofertat nuk i mungojnë, si nga Partizani, si dhe skuadra të tjera të Superliges shqiptare, por nga ana tjetër ai ka spjeguar se e ka pritur një telefonatë nga drejtuesit e Vllaznisë, pasi gjithnjë sipas tij, Vllaznia ka qënë dhe vazhdon të jetë e preferuara e tij në futbollin shqiptar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts