Kanë kaluar mbi 80 ditë dhe sot te do duhej të ishte përfunduar rikonstruksioni i rrugës “Franc Baron Nopça”, por Bashkia e Shkodrës sqaron se kjo eshte vetëm faza e parë e punimeve dhe do te duhet të presim edhe fazën tjetër atë të shtrimit me pllaka dekorative. Ridvan Guri përgjegjës i sektorit të investimeve në Bashki sqaron se ka përfunduar projekti i dytë i fazës së rikonstrukcionit të kanalizimeve dhe rrjetit inxhinjerik.
Guri shton se duhet të pritet kolaudimi i objektit që ti hapet rrugë firmës tjetër për të përfunduar shtrimin me gurë dekorativ.
I pyetur se sa është afati dhe cilat janë masat që Bashkia merr në raste kur kolaudimi vonohet Guri shprehet….
Që nga fillimi I dhjetorit e deri më sot në këtë rrugicë nuk është punuar fare e ndërsa firma e cila ka marrë përsipër kryerjen e punimeve në 13 rrugicat e Shkodrës po vijon te punoje në objektet tjera, ndërsa qytetarët ata të cilët duhet të përshkojnë këtë segment pa ç’ka se janë taksa pagues duhet te vuajn mungesën e të famshmit kolaudim të objektit që puna të filloj, gjithmone nëse do filloj.