Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetDebora bllokon segmentet e para

Debora bllokon segmentet e para

-

Reshjet e dëborës të 24 orëve të fundit kanë bllokuar segmentet rrugore drejt Qafes së Thores dhe Malit të Shoshit. Trashësia e saj arrin deri në 50 cm dhe për pasojë janë krijuar probleme në furnizimin me energji elektrike, duke penalizuar kështu 424 familje në 3 njesi vendore Shalë, Shosh dhe Pult. Ka qënë numri dy i bashkisë Arben Gjuraj, i cili bëri një rezyme të situatës dhe masave të marra.

Një apel bashkia e bëri për të gjithë qytetarët që të mbajne rezerva uji pasi mund të ketë ngrica që sjellin për pasojë bllokim të rrjetit furnizues.

Për bllokimin e rrugës në drejtim të zonës turistike të Thethit, bashkia e ka të pamundur ndërhyrjen, prandaj po shihet alternativa e hapjes së rrugës në krahun tjetër të saj, pikërisht nga Prekali.

Edhe në qytetin e Shkodres kanë nisur reshjet e dëborës dhe pushteti vendor ka parashikuar planin e masave për të shmangur bllokimin e rrugëve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts