Asnje punonjës nuk shihet në tre rrugicat në lagjen Gjuhadol të Shkodrës, e ndërsa gropat me ujë dhe balta kanë mbuluar gjithë këtë sipërfaqe, ku jeta e banorëve vështirësohet cdo ditë edhe më shumë….
Afati 70 ditor ka përfunduar ndërsa sipas Bashkisë Shkodër pritet kolaudimi i objekteve për të filluar faza e dytë. Pavarësisht se nisja e punimeve në këto rrugica është kritikuar nga banorët dhe specialistët, bashkia e Shkodrës ka nisur punen ndërsa nuk dihet se kur do përfundoje…
Reshjet e këtyre ditëve vështirësojnë edhe lëvizjet e banorëve të kësaj lagjeje. Ndërsa gjatë gjithë muajit dhjetor kushtet klimatike për të punuar kanë qenë optimale. Por historia përsëritet në Shkodër, puna nis me nje afat qe humbet rruges dhe institucionet qe gjejne argument boshe per te justifikuar paaftesine e tyre.