Moti i keq që ka përfshirë vendin me temperatura tepër të uleta dhe reshje dëbore, bëri që shtabi i emergjencave civile në Lezhë të zhvillojë një mbledhje, me qëllim përballimin e situatave të krijuara. Në cilësinë e kreut të emergjencave, prefekti Eduart Ndreca kërkoi nga 3 bashkitë e qarkut Lezhë angazhim maksimal dhe t’i qëndrojnë pranë familjeve në nevojë.
Vetë përfaqesuesit e institucioneve bënë një rezyme të situatës, ku parashtruan edhe kërkesat që ato kanë për përballimin e kësaj situate emergjence.
Nenkryetari i bashkise Enver Hafizi kerkoi nga prefekti qe te nderhyrje prane firmave kontraktore qe mirambajne akset e vjetra nacionale pasi ka problematika me rreshqitje dheu e bllokime te rruges, konkretisht për akset Lezhë-Zejmen dhe Lezhë-Torovicë.
Qarku i Lezhes është pa energji elektrikë që nga ora 20:00 e së enjtes. nderkohë për shkak të ngricave rruga e kombit është e kalueshme vetëm me zenxhirë.