Wednesday, March 19, 2025
HomeSportVllaznia te dielen drejt Ulqinit

Vllaznia te dielen drejt Ulqinit

-

Kuqeblutë e Vllaznisë kanë vijuar edhe të premten me programin e dy seancave stervitore në ditë. Përgatitjet po kryhen në fushën e stadiumit “Reshit Rusi” ku tekniku Cungu procesin e parë stervitor e ka konsomuar në orët e paradites ndërkohë pasditja i është rezervuar etapes së dytë.  Prezent kanë vijuar të jenë po ato futbollistë që janë stervitur që nga data 4 janar kur Vllaznia startoi me përgatitjet e vitit të ri, mes të cilëve vazhdojnë të jenë edhe dy futbollistët e rinj, Hajdari dhe Qosa, i pari për llogari të mesfushës dhe i dyti për repartin e sulmit. Nga sa bëhet e ditur, Vllaznia do të vijojë të stervitet edhe të shtunën në qytetin e Shkodrës, ndërkohë që diten e diele është menduar të realizohet nisja e skuadrës drejt Ulqinit për zhvillimin e fazës përgatitore. Padyshim që ky është një lajm shumë i mirë që vjen zyrtarisht nga drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia, të cilët konfirmojnë se me mbështetjen e kryebashkiakes Voltana Ademi është bërë e mundur zgjidhja e problemit financiar përsa i përket fondit që kërkohet për mbulimin e shpenzimeve të kryerjes së fazës përgatitore në Ulqin. Madje, burimet në fjalë theksojnë se drejtuesit më të lartë të klubit kanë udhëtuar drejt Ulqinit te enjten për të parë nga afër vendin ku do të akomodohet skuadra për një periudhë rreth dhjetëditore. Krahas kushteve cilësore të akomodimit në hotel, mësohet se në dispozicion të skuadrës dhe të konsumimit të programit stervitor do të jenë edhe salla e forcës dhe terrenet sportive cilësore me bar natyral. Përpos këtyre, tashmë me bërjen realitet të spostimit të skuadrës në kampingun ulqinak automatikisht futen në program edhe ndeshjet miqësore të planifikuara nga ana e teknikut Cungu, një mundësi më shumë këto për kolaudimin e skuadrës në pritje të startit të kampionatit me datë 21 janar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts