Kalimi në rrugën e kombit është vështirësuar ndjeshëm si pasoj e dëborës dhe ngricës. Për të kaluar në këtë aks automjetet janë të detyruara që të vendosin zinxhirë dhe të lëvizin me kujdes për shkak se tashmë dëbora ka ngrirë në rrugë. Prefekti i Lezhës Eduart Ndreca, dukë pranuar situatën e vështirë që është krijuar për shkak të reshjeve të shumta të dëborës të rena gjatë natës, tha se po vijon puna për mbajtjen hapur të këtij aksi. Probleme tha ai ka pasur në të gjithë qarkun sa i takon ndërprerjes së energjisë elektrikë:
Ndreca siguroi se do të jenë vazhdimisht në monitorim të situatës dhe se po ndërhyhet aty ku është e nevojshme për tu dhënë zgjidhje problemeve qe dalin. Ndërkohë disa zona të thella të qarkut të Lezhës janë izoluar nga dëbora, si Njësia Administrative Ungrej në Lezhë apo fshatrat Lurth dhe Malaj i Epërm në Mirditë.