Mbetet ende shume e renduar gjendja komunitetit Rom ne Shkodër, ne këto dite te ftohta dimri ku temperaturat shënojnë disa grade nen zero. Ne kushte te mjerueshme, banoret e këtij komuniteti përballën çdo dite me ftohtin e acarte. Fëmije te sëmurë , kryefamiljare qe mundohen te sigurojnë bukën e gojës ne kushte tepër te vështira , ndërkohë qe Institucionet vendore nuk duan te ja dine për ketë gjendje. Pjesëtaret e këtij komuniteti shprehen mjaft te shqetësuar për situatën qe po kalojnë:
Ata theksojnë se askush nuk është kujtuar për t’i ndihmuar , ndaj i bëjnë thirrje bashkisë për ndihme.
Ndërkohë nga ana tjetër Malteser ka ofruar ndihme për persona te pastrehe qe enden rrugëve, dhe nuk kanë mundësi te sigurojnë ushqim ne këto dite te ftohta dimri .Koordinatorja Orjeta Cungu jashtë kamerës shprehet se është bere thirrje për gjithë njerëzit qe janë pa strehe, te trokasin te dera e Malteser , pasi do te gjejnë kushtet e nevojshme për përballimin e kësaj situate, përfshirë edhe trajtimin me ushqim. Deri tani sipas koordinatores Cungu, janë afruar 5 familje dhe u është dhënë ndihma e nevojshme me ushqim e veshmbathje. Kjo shërbesë do te vazhdoje gjate gjithë javës qe temperaturat do te jene te ulëta.