Vllaznia bën realitet blerjen e parë në merkaton dimërore. Në fakt, ai më shumë mund të konsiderohet një rikthim në shtëpi, sepse bëhet fjalë për Arsen Hajdarin, ish futbollistin kuqeblu i cili pas një karriere pozitive në gjirin e Vllaznisë pati një shkëputje prej 18 muajsh me një eksperience fillimisht në kategorinë e parë të futbollit shqiptar pranë Beslidhjes dhe më pas edhe për rreth gjashtë muaj në Itali. Me dëshiren për t’u bërë sërishmi pjesë të Vllaznisë, drejtuesit e klubit dhe tekniku Cungu i hapen dyert për t’u stervitur, fillimisht në gjirin e Vllaznisë “B” dhe më pas edhe në ekipin e parë. Gjatë kësaj periudhe ai pati mundësinë të testohej edhe në dy ndeshje miqësore, njëra përballë 19 vjeçarëve të Akademisë Vllaznia në diten e fundit përgatitore të vitit 2016 dhe tjetra diten e shtunë përballë Vllaznisë “B”. Kjo e dyta në të cilen tekniku Cungu e aktivizoi nga minuta e parë duket se ka qënë vendimtare për fatin e së ardhmes së Hajdarit. Përformanca e mirë e shprehur në fushën e lojës si zakonisht në pozicionin e tij të preferuar, atë të mesfushorit-sulmues të linjes së majtë ka bindur teknikun Cungu për t’i dhënë OK. Kaq është dashur dhe paraditen e së dieles ai të paraqitet në zyrën e administratotit të klubit Vllaznia Astrit Gjyrezi duke firmosur kontraten zyrtare që e bën atë pjesë të Vllaznisë për pjesen e mbetur të këtij sezoni futbollistik. Në këtë mënyrë, menjëherë pas firmosjes së kontratës, mesfushori Hajdari është përfshirë në listen zyrtare të klubit të futbollit Vllaznia për zhvillimin e fazës përgatitore në Ulqin. Por, përpos këtij sezoni, bazuar në kontraten dy palëshe me afat një vitë e gjysëm, shërbimet e Hajdarit për Vllazninë do të jenë edhe për tërë sezonin futbollistik të ardhshëm, atë 2017-2018. Burime zyrtare pranë klubit të futbollit Vllaznia bëjnë të ditur për TV1 Channel që krahas Hajdarit, klubi kuqeblu është në bisedime edhe për marrjen e dy futbollistëve të tjerë cilësore, të cilët pritet t’i bashkohen skuadrës në ditët përgatitore ulqinake.