Prej dy ditësh shatërvani në qytetin e Shkodres është kthyer në një pistë patinazhi për fëmijët. Temperaturat e uleta deri në – 6 gradë celsius mengjesin e kësaj të hene, kanë bërë që uji të ngrijë plotësisht duke i ndërruar destinacionin, e duke e kthyer në një vend argëtimi për më të vegjlit.
I ftohti ju ka mbyllur shkollat por ata nuk i ka penguar të dalin e të luajnë mbi pisten qe ka krijuar moti i acartë.
Jo vetëm fëmijët por edhe më të rriturit i ka tërhequr ky ndryshim i pamjes, e për pasojë shumë prej tyre nuk kanë kursyer fotografitë apo ndonjë filmim për ta ruajtur si kujtim i këtyre ditëve. Prezenca e akullit ka bllokuar edhe tubacionet e ujit si dhe ka krijuar veshtiresi ne levizje në qarkun e Shkodres, i cili ka qënë një ndër më të goditurit e të ftohtit siberian.