I ka patur çdo ditë përpara syve duke u endur rrugëve të Shkodres, por nuk u kujtua asnjë moment për ta. E gjendur përballë nismës së bashkisë Tiranë dhe thirrjes së avokatit të popullit për t’i strehuar në këto ditë të ftohta personat që nuk kanë një strehe dhe enden rrugëve, bashkia Shkoder u kujtua të bëjë show-n e radhës. 4 persona u akomoduan në konviktin “Safet Spahija” dhe ata do të qëndrojnë për disa ditë në këto mjedise, deri në kapërcimin e kushteve ekstreme të motit.
E si për ta vertetuar se këta persona vemendjen e duan gjatë të gjithë vitit e jo kalimtare sa për tu regjistruar në bilancin vjetor të bashkisë, e dëshmon vetë Ali Puka, një prej këtyre personave që prej vitesh rezulton i pastrehë.
Ditët e ftohta të dimrit janë një sfidë më vete për këto persona të cilët të pastrehë dhe pa asnjë përkrahje, e kanë të pamundur të sfidojnë kushtet e vështira atmosferike.