Monday, December 5, 2022
HomeSportKuqeblutë fillojnë përgatitjet Ulqinake

Kuqeblutë fillojnë përgatitjet Ulqinake

-

 

E hena ka shenuar startin e seancave stervitore ne Ulqin per ekipin e Vllaznise. Në diten e parë të kësaj jave, tekniku shkodran Armando Cungu ka aplikuar dy seanca stervitore, njëra paradite dhe tjetra pasdite. Informacionet që vijnë nga Ulqini theksojnë se kushtet e atjeshme të motit janë mjaft të ashpra ku si asnjëherë tjetër qyteti shoqërohet nga temperaturat e ulta me disa gradë nën zero, ndërkohë që në pjesë të ndryshme vazhdon të figurojë akoma shtresa dëbore të cilat kanë rënë në javën e parë të ndërrimit të viteve. Por, ajo që e bën edhe më shqetësuese situaten në terren ka të bëjë me praninë e një ere e cila krijon jo pak problem në normalitetin e zhvillimit të stervitjes. Të larguar nga klima e eger e qytetit verior të Shkodrës me synimin e gjetjes së një ambienti më të përshtatshëm dhe fazorizues për zhvillimin e procesit stervitor, për momentin Vllaznia gjendet në kushte jo shumë të përshtatshme klimaterike. Megjithatë, nga sa bëhet e ditur, të paktën për diten e parë asaj të së hënës, skuadra kuqeblu nuk është dorëzuar duke vijuar të konsumojë të plota të dy seancat stervitore me një program që i ka pasur të gjitha elementet e planifikuar brenda. Burime pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur se e veçanta e kësaj here ka të bëjë me atë se krahas 25 futbollistëve të federuar, stafit teknik dhe atij mjekësor, me skuadrën drejt Ulqinit kanë udhëtuar edhe pesë futbollistë të rinjë, mbrojtësit Zabit Mehmedaj, Denis Miloti dhe Amenis Kukaj, mesfushori Denis Balaj dhe sulmuesi Belajd Pusi, futbollistë këto që aktivizohen me Vllazninë “B” si dhe me 19 vjeçarët e Akademisë Vllaznia. Vllaznia ka të projektuar qëndrimin në kampingun ulqinak dhe për dhjetë ditë, ku brenda këtij harku kohor janë planifikuar tre ndeshje miqësore, ku e para pritet të jetë ditën e mërkurë ku përballë do të jetë Akademia Vllaznia U-19 e drejtuar nga trajneri shkodran Elvin Beqiri, përballje kjo që ishte edhe në fundin e vitit 2016 në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,600FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts