Saturday, April 27, 2024
HomeAktualitetTurbullohen ujrat tek kuqëblutë

Turbullohen ujrat tek kuqëblutë

-

Rikthehen situatat problematike të borxheve të prapambetura në klubin e futbollit Vllaznia. Behet fjale per dy futbolliste te huaj, ish sulmuesin, libanezin Mohamad Kdouh dhe italianin Davide Belotti, ish zëvendëstrajner i Vllaznisë që punoi pranë skuadrës kuqeblu së bashku me Baldo Rainierin trajner i parë dhe Daniele Nervi përgatitës atletik. Që të dy personat në fjalë u paten larguar nga Vllaznia vetem pas katër muaj bashkëpunim, por me pretendimin e moslikujdimit korrekt të rrogave mujore të planifikuara në kontratat dy palëshe, kohë më parë kanë depozituar pranë institucionit të FIFA-s padinë përkatëse. Tashmë klubi kuqeblu është i detyruar të shlyejë borxhet ndaj ish lojtarëve për të shmangur penalizimin me pikë. Nga sa bëhet e ditur shuma që klubi i futbollit Vllaznia duhet të pagujë për dy futbollistët e huaj është në shifrat prej 30 mijë Eurosh që ne këtë situate krize financiare për të krijon jo pak probleme. Nuk është hera e parë që në periudha të ndryshme Vllaznia ka qënë e detyruar  të shlyejë paga të prapambetura, madje jo shumë larg në kohë në periudhen kur skuadra drejtohej nga trajneri italian Baldo Rainieri pikërisht për një problem të tillë asaj ju patën hequr tre pikë në tabelen e klasifikimit. Ajo që tërheq vemendjen në këtë rast ka të bëjë me faktin se drejtuesit aktualë të Vllaznisë në daljet e tyre publike kanë konfirmuar se në këtë drejtim Vllaznia është e qetë sepse nuk ka borxhe të prapambetura ndaj ish futbollistëve që kanë luajtur për Vllazninë, por rasti konkret tregon të kundërtën. Menjëherë pas publikimit të lajmit në fjalë, nuk ka vonuar dhe ka ardhur edhe sqarimi zyrtar nga ana e klubit Vllaznia. “Së pari, në zyrat tona nuk ka një vendim të marrë nga organet përkatëse të FIFA-s. Ajo që mund të bëjmë të ditur është se ekzistojnë dy padi të dy ish- pjestarëve të Vllaznisë të cilët kanë hapur proceset e tyre gjyqësore dhe kërkojnë të drejtat e tyre. Për këtë arsye, jemi njoftuar nga FIFA dhe po bëjmë mbrojtjen tonë. Bëhet fjalë për futbollistin Mohamad Kdouh dhe zëvendëstrajnerin Davide Belotti. Të dy ata kanë ngritur pretendimet e tyre për kontratat që kanë patur me KF Vllaznia, por në mënyrë disi të çuditshme pasi ato kërkojnë të paguhen edhe për periudhën kur nuk kanë qenë fare në Shkodër. Kuptohet që për këtë ne nuk mund të jemi dakord dhe po punojmë që argumentat tona t’ia paraqesim FIFA-s në ditët e ardhshme duke besuar se organet e saj do të marrim vendimet e duhura.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts