Thursday, April 18, 2024
HomeAktualitetZonat malore te bllokuara

Zonat malore te bllokuara

-

Moti i ftohtë me temperatura që shkojnë deri në -19 gradë ka vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit, duke krijuar probleme në qarkullimin në rrugë dhe jetën e përditshme të banorëve në zonat e thella malore. Mengjesin e se martes ne shume zona jane rikthyer reshjet e debores, duke krijuar probleme te tjera per rruget. Për shkak të temperaturave të ulëta dhe erës së fortë, në disa akse rrugore ka pasur prezencë akulli. Të gjithë akset rrugore kombëtare janë të qarkullueshme, disa pjesërisht me zinxhirë. Firmat kontraktore vazhdojnë të punojnë me forcat dhe mjetet e tyre, duke pastruar borën dhe hedhur kripë e skorie në rrugë, sidomos në segmentet problematike. Janë përballuar si duhet emergjencat shëndetësore duke ndërhyrë sipas rastit edhe nga ajri me helikopter për shtetas me probleme. Ka nisur shpërndarja e ndihmave në disa qarqe dhe do të vijojë edhe gjatë ditës së marte nëpër zonat problematike. Në qarkun e Shkodrës akset Fushë Arrëz-Iballë; Shkodër-Theth; Shkodër – Shosh- Breg i Lumit, Qafë Bordoleci–Vemosh; Shllak-Temal,Qerret-Qelëz; Tamarë-Vermosh; Tamarë-Kozhnje dhe rruga për në njësinë Administrative Temal janë të bllokuara. Akset rrugore Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak; Qafë Mali-Dardhë-Fierzë dhe Pukë -Fushë Arrzë-Qafë Mali janë të qarkullueshme me zinxhirë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts