Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetSpitali ngrohje me kaldaje dhe korent

Spitali ngrohje me kaldaje dhe korent

-

Në këto ditë të ftohta që po kalon vendi, “luftimi” i temperaturave disa gradë nën zero mbetet sfidë për shumë familje. Por më e vështirë gjendja paraqitet në mjediset shendetësore, aty ku pacientet trajtohen për semundje të ndryshme, por rrezikojnë të marrin ndonjë të ftohur. Në shume reparte të spitalit rajonal të Shkodres kaldaja nuk funksionon dhe zgjidhja e vetme për të afërmit e të sëmurëve që të sfidojnë të ftohtin e acartë ka qënë sjellja nga shtëpitë e ngrohëseve me korent.

Drejtori i spitalit Përparim Çela nga ana e tij bën me dije se kaldaja mbahet në punë, pasi ministria e shendetësisë ka siguruar lëndën ngrohëse. Por spitali nuk preket i gjithi nga ky sistem dhe në këtë pikë familjarët janë këshilluar të marrin ngrohëset me korent në dhoma.

Javët e fundit të dhjetorit dhe janari është shoqëruar me shtim të rasteve që paraqiten në qendrën më të madhe shendetësore në veri të vendit.

Të parashikuara për të zgjatur gjatë të gjithë këtij muaji, temperaturat e ulëta do të jetë sfiduese të forta për këta pacientë në spitalin e Shkodres, ku ndonëse një investim i ri, ai nuk arrin të garantojë ngrohje për ta.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts