Sunday, December 10, 2023
HomeAktualitetNgrijne nje pjese e rrugeve e trotuareve

Ngrijne nje pjese e rrugeve e trotuareve

-

Mjaftuan pak minuta reshje debore mbrëmjen e se merkures qe qyteti i Shkodres, nder te fundit ne vend te vishej me mantelin e bardhe. Atmosfera e krijuar ishte e veçante, por siç ndodh rendom debora le pas edhe pasoja. Mëngjesin e se enjtes u pane edhe rruget ku ishte nderhyre nga bashkia me hedhje kripe e skorje. Vetem ne qender te qytetit dhe trajektoren qe ajo pershkon ishin marre masa nga punonjësit e saj si për te plotësuar normen, ndersa ne zonat e tjera debora kishte nisur te ngrije ne rruge e trotuare. Tv1 channel beri nje vëzhgim ne unazat e qytetit dhe te gjitha segmentet rrugore ku gjendja qe paraqitet eshte kjo.

Qytetaret thone se kane hasur mjaft veshtiresi ne qarkullim, pasi ngrirja e debores ka krijuar rrëshqitje, veçanërisht ne trotuare.

Sipas tyre ne kushte te tilla duhet kontribuar  me hedhjen e kripes, për te lehtësuar ecjen e personave qe kalojne ne rruge e sidomos te moshave te tretave qe kane me teper veshtiresi gjate ecjes.

Por ka edhe nga ata qe ndërmarrin rrezikun për te ecur ne rruge, pasi ne trotuare eshte e pamundur nga frika e rreshqitjes dhe thyerja e ndonje gjymtyri.

Sic shifet qarte, Bashkia edhe ketë here nuk ishte e gatshme për te siguruar me hedhjen e kripes dhe skories neper rruget dhe trotuaret e qytetit ,për shmangien e rreziqeve te qytetareve Shkodran. Duke zgjedhur vetem qendren e qytetit ky institucion tregon edhe njehere tjeter se ne shërbimet qe ofron mbetet larg standarteve te barabarta për te gjithe.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts