3.5 milion shqiptarë pritet t’i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit. Drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile e cila po punon në vazhdimësi për listat, thotë se ato do të jenë më të saktat e këtyre viteve, larg kontestimeve për manipulime dhe heqje të drejte votimi.
Rreth 135 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë. Ndërsa në listat paraprake janë përjashtuar rreth 1751 shtetas mbi 100 vjeç të cilët do të verifikohen nëse janë ende gjallë.
Listat e zgjedhësve i janë përcjellë bashkive dhe do të përditësohen çdo muaj deri në zgjedhjet e 18 qershorit.