Friday, December 8, 2023
HomeAktualitetKalueshmeri me zinxhir ne rruge

Kalueshmeri me zinxhir ne rruge

-

Rritja e temperaturave me disa gradë duke kapërcyer në shifra pozitive, ka ndikuar në lehtësimin e situatës në shumë zona. Megjithatë qarkullimi mbetet problematik në qarkun e Shkodres, në segmentet rrugore drejt zonave malore. Të dhenat e fundit të emergjencave civile janë si më poshtë: Në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen ka  30cm borë.   Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur dhe qarkullimi rekomandohet  me zinxhirë. Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore.  Mjetet janë në gadishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje. Qarkullimi kryhet me  zinxhirë, por ka prani të erërave të forta. Aksi Qafë Laç – Koman është i hapur dhe qarkullohet me zinxhirë për shkak të ngricave. Në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin,  mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë vetëm në segmentin rrugor Qafë Shllak – Uji i Ftohtë (rreth 4 km). Pjesa tjetër e aksit qarkullohet pa zinxhirë. Në aksin Qafë Mali – Fierzë, mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit dhe qarkullimi kryhet  me zinxhirë, ku ka prani erërash të forta . Në aksin Koplik –  Dedaj – Bogë,  rruga po pastrohet nga kontraktori.Kalimi në Koplik – Dedaj – Vrith kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Bogë dhe Vrith – Razëm po bëhet hedhja e kripës për shkak të ngricave edhe ketu qarkullimi rekomandohet  me zinxhirë. Në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, mjetet borëpastruese janë në punë. Segmentet  Qafe Qele-Gomsiqe 20 cm borë, segmenti Gomsiqe-Pukë 40 cm borë, segmenti Pukë –Fushë  Arrëz  50 cm borë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet  me zinxhirë  në segmentin Q.Qelë – Pukë- F,Arrëz, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave në rrugë.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts