Blerjet e premtuara dhe të zyrtarizuara nga ana e klubit shumësportesh kanë filluar të bëhen realitet kur diten e premte në Shkodër ka mbërritur njëri prej tre amerikanëve që shoqata e basketbollit me drejtues Sokol Dibren kanë nënshkruar në ditët e mëparshme. Seth Jackson është lojtari i parë që paraditen e së amrtës u prezantua nga inspektori i lojrave me dorë në klubin Vllaznia, Astrit Zaganjori së bashku edhe me trajnerin e skuadrës, Bledar Gjeçaj.
Të kënaqur për ardhjen e basketbollistit amerikan janë edhe trajneri Gjeçaj dhe inspektori Zaganjori.
Me blindimin që i ka bërë skuadrës, Shoqata e basketbollit Vllaznia e ka bërë punën e saj, tashmë është detyrë e vetë skuadrës dhe drejtuesve të saj që deri me datën 4 shkurt që është edhe data e startimit të fazës së dytë të kampionatit të vijojnë përgatitjet në kolaudimin e skuadrës pasi publiku shkodran pret nga skuadra e tyre lojë të mirë dhe rezultate pozitive, ku padyshim fitimi i titullit kampion parësor.