117 të denuar nga burgu i Shenkollit kanë përfituar nga amnistia e përgjithshme e fundvitit. Lirimi i tyre nga qelitë ka nisur rreth ores 10:30 të së shtunes. Dhjetra familjarë kanë shkuar pranë burgut që nga ora 07:00 e mengjesit për të pritur të afermit e tyre edhe pse shume nga ata nuk e dinin nese familjaret e tyre do të liroheshin.
Vetë të burgosurit shprehen të lumtur që ishin pjesë e atyre që përfituan nga amnistia.
Janë në total 731 të burgosur që përfitojnë nga amnistia e iniciuar nga Ministria e Drejtësisë. Vete kreu i ketij dikasteri Ylli Manjani bëri thirrje për riintegrim të tyre si njerëz të lirë. Ai tha se “kanabisi dhe punë të tjera të paligjshme nuk janë opison” dhe ftoi ministrin Klosi të mbajë fjalën për ri-integrimin e tyre.
Nga amnistia kanë përfituar ato të burgosur të cilet janë denuar për vepra të lehta penale si dhe ata që kanë qënë në përfundim të denimit.’