Thursday, December 12, 2024
HomeAktualitetLehtesohen situata ne rruget e vendit

Lehtesohen situata ne rruget e vendit

-

Përmirësimi i kushteve atmosferike dhe rritja e vogël e temperaturave ka sjellë një lehtësim përsa i përket situatës dhe punës në terren të strukturave operacionale të Emergjencave Civile. Akset kryesore të vendit janë të gjitha të kalueshme, teksa problematike janë akset rurale, kryesisht në pjesën veriore të vendit. Sipas Emergjencave Civile situata deri në paraditen e të shtunës paraqitet e tillë ne qarkun Shkodër. Rrugët Shkodër-Theth (e kalueshme deri në Qafë Thore) dhe Shkodër – Shllak – Temal (e kalueshme deri tek Muri i Turkut), vijojnë të jenë të bllokuara nga reshjet e rëna. Rruga Laç – Vau Dejës – Qafë Çelë, në vendin e quajtur Qafa e Komanit, është totalisht e bllokuar nga një sasi e rënë dheu e gurësh. Të kalueshme me zinxhirë paraqiten rrugët Tamarë – Vermosh (M.Madhe), Hadroj – Qafë Bene, Fush Arrez – Qafë Mali – Fierz, Fush Arres – Qafë Shllak, Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrës, Qafë Qerret – Qelez- Bardhet – Iballë (Pukë), si dhe Shkodër – Breg Lumi – Theth. Në dy fshatra në Iballë, Fushë Arrës, dhe në dy fshatra në Blerim mungon energjia elektrike. Probleme me ujin e pijshëm në nivel qarku nuk ka.
Dy janë rastet e regjistruara të emergjencave shëndetësore, aktualisht nën kontroll mjekësor. Ne qarkun Lezhe situata eshte e tille: Normale paraqitet situata e qarkullimit të mjeteve në akset kombëtare. Në aksin Milot – Tuneli i Thirrës, Reps – Tuneli Thirrë, qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë.  Ndër njësitë administrative, me zinxhirë është e kalueshme aksi Shëngjin – Xhuxhë dhe Sang – Hebe (Fan), Rruga nacionale Kurbnesh – Lurë (Selitë). Ndërsa pa zinxhirë akset rurale Nënshejt – Lajthizë dhe Reps – Gurth – Spa (Orosh).

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts