…….Kjo ishte gjendja me 8 nëntor te vitit te kaluar e 60 familjeve te fshatit Kuç, njësia administrative Guri i Zi, Bashkia Shkoder.Nje situate me përmbytje qe zgjati për një jave ! Pas me shume se dy muajsh, kur me shkrirjen e dëborës dhe reshjet e pritshme te shiut, përmbytjet mund te rrezikojnë serish, ne ketë zone nuk është kryer asnjë ndërhyrje dhe as qe ka ardhur njeri nga Bashkia Shkodër qe te interesohet,ndonëse 24 orët e fundit ka edhe shtëpi qe uji u është afruar fare prane.Shqetesimi shprehet nga vete banoret e këtij fshati:
Ata kane kërkuar vazhdimisht dhe kërkojnë qe te pastrohet kolektori kryesor i ujërave, qe vine nga përrenjtë e maleve te Gurit te Zi për tu shkarkuar ne lumin Drin, si masa e pare për te parandaluar përmbytjet, kërkesë qe akoma nuk është përfillur:
Lagjja Kasape e Kuçit është krijuar 25 vitet e fundit, me familje te ardhura nga Dukagjini, Shllaku dhe Puka. Ajo përbëhet nga 400 banore.