Te henen e 16 Janarit institucionet arsimore ne te gjithe vendin pritet te rihapin dyert, pas pushimeve te detyruara nga i ftohti dhe situata gripale. E shtuna duhej te shenonte shpërndarjen e plote te ngrohjes për shkollat 9 vjeçare e te mesme, me qellim qe te henen cdo gje te ishte gati. Tv1 channel beri nje vëzhgim gjate te shtunes ne shkollat e qytetit, por thuajse pjesa dërrmuese e tyre ishin te mbyllura. Ne shkollat “Martin Camaj” dhe “Deshmoret e Prishtines” drejtuesit kishin dale ne pune për te pritur ngrohjen, por ndersa tek njera gazi po shpërndahej, tek Deshmoret e Prishtines ishin ende ne pritje. Jashte kamere drejtoresha e kesaj shkolle tha se ndonëse gazi do te shpërndahet ne cdo klase, ai vijon te jete nje rrezik për femijet, duke mos e quajtur zgjidhje ketë forme ngrohje. Pergjegjesine për sigurimin e ngrohjes ne çerdhe, kopshte dhe shkolla publike e ka Bashkia Shkoder, nje detyre qe i fillon qe me daten 15 nentor. Por siç duket ajo nuk eshte merakosur shume për ketë problem. Shkollat e kane nderprere mesimin qe me daten 23 dhjetor, për shkak te festave te funditvitit, për tu hapur me 4 janar. Por hapja e tyre u shty nga Ministria e Shendetesise, si mase parandaluese për mospërhapjen e gripit. Gjithesej janë 29 dite nga 23 dhjetori deri me 14 janar, qe eshte dashur te shfrytëzohen nga Bashkia Shkoder për sigurimin e ngrohjes ne shkolla, gje qe nuk eshte bere. Tani jemi ne situaten kur shkollat rihapen pas dy ditesh, nderkohe qe nuk eshte e sigurt nese femijet do te kene ngrohje ne klasa për te përballuar ditet e ftohta te dimrit qe kane ulur disi intensitetin, por mbeten serih problematike