Akset kombëtare në të gjithë vendin janë plotësisht të qarkullueshme dhe vetëm në pak segmente ka nevojë për përdorimin e zinxhirëve. Reshjet e orëve të fundit nuk kanë qënë me intensitet të lartë, e për pasojë gjendja në terren paraqitet më e normalizuar. Punonjësit e emergjencave, Policia e Shtetit dhe gjithë strukturat e angazhuara për përballimin e situatës, gjenden në terren për t’iu gjendur pranë qytetarëve e mjeteve në vështirësi. Sipas Emergjencave Civile, situata në qarkun e Shkodres paraqitet si më poshtë: I vetmi aks rural i bllokuar është ai nga Qafë Thorja në drejtim të pikës turistike të Thethit. Ndërkohë akset rrugore Shkodër – Shllak – Temal, Tamarë – Vermosh, Hadroj – Qafë Ben, Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë, Fushë Arrëz – Qafë Shllak, Qafë Qerret – Qelëz – Bardhet – Iballë dhe Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrëz janë të qarkullueshme me zinxhirë. Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore. Mjetet janë në gadishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Ka prani të erërave të forta. Ka patur rënie gurësh që janë pastruar. Aksi Qafë Laç – Koman ka patur rënie gurësh, por është patruar nga kontraktori. Qarkullohet pa zinxhirë ndersa po hidhet kripë për shkak të ngricave. Në aksin Koplik – Dedaj – Bogë, rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj – Vrith kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Bogë dhe Vrith – Razëm po bëhet hedhja e kripës për shkak të ngricave. Në segmentin “Laç Vau i Dejës – Qafë Qelë – Gomsiqe” ka patur rënie gurësh, por janë pastruar. Kërkohët që nga drejtuesit e mjeteve të zbatohet sinjalistika rrugore dhe të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka ngricë në rrugë.