Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetGripi shenon viktimen e radhes

Gripi shenon viktimen e radhes

-

Një fëmijë vetëm 2 vjeç e gjysmë humbi jetën për shkak të virusit të gripit stinor. Lajmin e konfirmon ministria e Shëndetësisë. Fëmija i identifikuar me inicialet B. Z.,i datëlindjes 06 maj 2014, lindur në Shënkoll, Lezhë, i vaksinuar rregullisht, ka patur prej një jave klinikë me temperaturë, ethe, kollë. Ministria e Shëndetësisë informon se “pasi është paraqitur disa herë në urgjencën e spitalit Lezhë, më datë 14 janar 2017 është shtruar  në spitalin e Lezhës me diagnozën “Infeksion viral me insufiçiencë respiratore”, ku edhe pas trajtimit spitalor gjendja mbetet e njëjtë. Më datë 15 janar 2017 është transferuar në Tiranë dhe shtruar në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, ku ka patur edhe shenja të tjera klinike si, mosreagim ndaj dhimbjes, hipotoni muskulare, gjendje prekome, vështirësi në frymëmarrje dhe frymëmarrje të zhurmshme.

Gjatë të njëjtës javës edhe familjarët me të cilët jeton, katër pjesëtarë kanë kaluar sëmundje respiratore të ngjashme me gripin. “Mostrat e marra për ekzaminim nga ISHP-ja konfirmojnë që pacienti ishte i prekur nga virusi i gripit stinor. Edhe pas trajtimit në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, pacienti ndërron jetë në orët e para të mëngjesit të datës 17 janar 2017” informon ministria e Shëndetësisë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts