Banorët e zonave të përmbytura t’i drejtohen gjykatës me një padi ndaj OSHEE dhe institucioneve qeveritare për dëmshpërblimin e demeve te shkaktuara nga vërshimi i ujrave. Ky është sugjerimi që u jep prefekti Paulin Radovani, në përgjigje edhe të kërkesave që ato parashtruan gjatë protestave të zhvilluara ditë më parë. Radovani thotë se ai i ka konsumuar rrugët ligjore për çeshtjen e përmbytjeve, ndërsa i sugjeron banorëve të mos bien pre e lojrave politike që bëhen me këtë fenomen.
Grevat e paralajmëruara të banorëve, Radovani nuk i sheh si zgjidhje.
Ligjërisht ai jep edhe shifrën e borxhit që shteti i ka njohur këtyre familjeve të dëmtuara në vitet 2010 – 2011.
Protestat e banorëve të zonës së nënshkodres dhe disa lagjeve të qytetit janë rikthyer këtë fillim viti, ku qeverisë i është lënë afat data 25 janar për kthimin e një përgjigje, në të kundërt ata nisin greven e urise.