Friday, March 24, 2023
HomeAktualitetMAS per deklaratat e mesueses Alushi

MAS per deklaratat e mesueses Alushi

-

 

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar për rastin e mësueses në shkollën jopublike “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër e cila bënte deklarata propagandistike pro ISIS gjatë orëve të mësimit. MAS sqaron se opinionet janë shprehura nga Emine Alushi gjatë një orë mësimi në vitin 2015, kohë kur ajo ka qenë aktivizuar si mësuese me kohë të pjesshme në atë institucion arsimor. “Alushi nuk e ka ushtruar më detyrën e mësueses gjatë vitit shkollor aktual”. MAS e dënon më forcë rastin dhe e konsideron të papranueshëm këtë përpjekje radikale për të përhapur pikëpamje ekstremiste gjatë një ore mësimore si dhe kërkon nga organet kompetente marrjen e masave të plota për të verifikuar të gjitha rrethanat që qëndrojnë prapa tij. “Shkollat tona kanë qenë, janë dhe do të mbeten institucione që kultivojnë vlera të larta demokratike dhe atdhetare tek brezi i ri i vendit, duke refuzuar çfardo përpjekjeje për radikalizëm apo ekstremizëm”. MAS thekson se ky institucion dhe agjencitë vartëse të saj kanë monitoruar dhe vlerësuar vijimisht procesin mësimor – edukativ dhe rezultatet e tij, në të gjitha institucionet arsimore. Ndonëse MAS e konsideron si të shkëputur rastin në fjalë, garanton opinionin publik se do të merren hapa të plotë për të verifikuar dhe analizuar gjendjen dhe për të marrë të gjitha masat e duhura që në bashkëpunim me prindërit dhe të gjithë shoqërinë, të ruhet hapësira shkollore nga radikalizmi, dhuna dhe ekstremizmi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,748FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts