Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetMB ndihma ne qarkun Lezhe

MB ndihma ne qarkun Lezhe

-

Minstria e brendshme ka nisur shpërndarjen e ndihmave në qarkun e Lezhës për familjet në nevojë. Nisma vjen në kuader të emergjences për shkak të temperaturave të uleta dhe dikasteri ne fjale ju pergjigj thirrjes për mbeshteje nga prefektura e Lezhës dukë sjellë 13.5 ton miell dhe pako ushqimore. Prefekti Eduart Ndreca tha se shperndarja do të bëhet sipas listave që kanë nxjerrë vetë bashkite.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave të Shtetit, kanë ardhur 150 pako me ushqime dhe 400 thasë me miell. Po sot janë derguar ndihmat në magazinat e bashkive sipas plan-shpërndarjes: Konkretisht në Mirditë përfitojnë 267  familje, në Lezhe 100 familje dhe në Bashkin Kurbin 67 familje. Nderkohë një nga komunitetet më të varfra ai rom dhe Egjiptian kane protestuar përpara bashkisë pasi nuk janë përfshirë  në listen e përfituesve, edhe pse sipas tyre janë ata që kanë më së shumti nevojë për mbeshtetje.

I kontaktuar me telefon drejtori i Emergjencave civile në Bashkine Lezhe Arben Doçi, bëri të ditur se në listen e paraqitur nga bashkia janë përfshirë të gjitha familjet të cilat janë prekur nga moti i keq dhe permbytjet e këtij viti dhe jo familjet më të varfera. Mirdita është bashkia me e prekur në Qarkun e Lezhës sa i takon motit të keq dhe temperaturat nen zero. Aktualisht janë fshati Nenshejtë dhe Lajthizë që vijojnë të jenë të bllokuara nga debora.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts