Pas ngricave, puna ka filluar serish për rikonstruksionin tërësor te shkollës se mesme teknologjike Shkodër “Hamdi Bushati”. Punohet ne mjediset e brendshme, ne te gjitha katet.
Përveç godinës, kjo shkolle do te ketë edhe lulishten, por për ketë kërkohet edhe ndihma e Bashkisë Shkodër qe te mundësohet vazhdimi i punës pa ndërprerje:
Sipas afatit, punimet duhet te përfundojnë brenda muajit maj. Volumi i punës se deritanishme e garanton respektimin e këtij afati:
Rikonstruksionin e kësaj shkolle filloi dy muaj me pare, me fondin prej 84 milion e 961 mije leke te akorduar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinise. Kjo ne funksion te strategjisë për fuqizimin dhe modernizimin e arsimit profesional, sipas standardeve bashkëkohore ne përshtatje me kërkesat e tregut te punës.