Friday, May 10, 2024
HomeAktualitet“Arrest shtepie” per Emine Alushin

“Arrest shtepie” per Emine Alushin

-

“Arrest shtëpie” është masa e sigurisë që dha gjykata e shkallës së parë në Shkoder për mësuesen Emine Alushi, e filmuar duke propaganduar pro “ISIS”. Ajo doli përpara togave të zeza rreth orës 10.00 të së shtunës , ndërsa seanca gjyqsore u zhvillua me dyer të mbyllura. Jashtë mjediseve të gjykatës familjarët e saj priten për më shumë se 1 orë e 30 minuta vendimin. Pas marrjes në pyetje nga strukturat e specializuara të Antiterrorit dhe prokuroria e krimeve të rënda, cështja i ka kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkoder. Trupi gjykues i kryesuar nga Sokol Shehu u njoh fillimisht me kërkesën e organit të akuzës, i cili për Emine Alushin kërkoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, gjë që u kundërshtua nga avokati mbrojtës, duke lirimin e klientes se tij. Mësohet se në sallën e gjyqit, Alushi nuk ka mohuar egzistencën e videos e cila është filmuar gjatë një bashkëbisedimi mes saj dhe një grupi nxenësesh të medresesë “Haxhi sheh Shamia” ku ajo punonte. Pasi ka dëgjuar palët dhe në vlerësim të provave të paraqitura, ku mësohet se ka qënë vetëm video e regjistruar nga emisioni investigativ, trupa gjykuese vendosi që ndaj mesueses Alushi të japë “arrest shtëpie”. Brenda 10 ditësh vendimi në fjalë mund të ankimohet në gjykatën e Apelit.  Emine Alushi me profesion mësuese e Teologjisë,  u arrestua më 19 janar 2017   për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal. Gjatë transmetimit të videos në emisionin investigativ, ajo debaton me nxënëset duke bërë deklarata në favor të organizatës famëkeqe ISIS dhe ish-kreut të organizatës terroriste Al Qaeda, Bin Laden.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts