Thursday, August 11, 2022
HomeSportKupa e Shqipërisë në futboll për moshat

Kupa e Shqipërisë në futboll për moshat

-

Kupa e Shqipërisë në futboll për ekipet e moshave, e cila ishte në program për t’u zhvilluar javën e kaluar dhe u ndërpre për arsye të kushteve atmosferike ka startuar diten e premte. Një aktivitet ky që është në edicionin e dytë ku pjesëmarrës janë dy kategoritë kryesore të futbollit të moshave që konkurojnë në Superligen shqiptare, U-17 dhe U-19. Në ditën e parë të këtij aktiviteti ekipet e Vllaznisë paten përballë Porton pr 17 vjeçarët dhe Akademinë e Tiranës për 19 vjeçarët. Në përballjen e parë, Vllaznia-Porto për U-17, takim ky i louajtur në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamzë, Vllaznia ka arritur një fitore të thellë me shifrat 4 me 0 duke rikonfirmuar kështu formën shumë të mirë sportive që kjo skuadër ka pasur edhe gjatë fazës së parë ku është shpallur edhe kampione e dimrit për grupin e saj. Ndërkohë, në ballafaqimin tjetër, atë të kategorisë U-19 ku skuadra e 19 vjeçarëve që drejtohet nga trajneri Elvin Beqiri dhe ndihmësi i tij Albert Kaçi pati përballë ekipin e Akademisë së Tiranës, ndeshja kishte më shumë rivalitet, por që gjithësesi, falë epërsisë që shfaqi gjatë të gjithë ndeshjes, në përfundim ekipi kuqeblu doli fitues me rezultatin 2 me 1. Nga sa bëhet e ditur, aktiviteti në fjalë është në edicionin e dytë të Kupës së Shqipërisë për moshat, kompeticion ky ku marrin pjesë 16 skuadrat më të mira për të dy kategoritë e Superiores. Pas ballafaqimet të turit të parë ku Vllaznia doli fitues në të dy grupmoshat, ekipet kuqeblu janë kualifikuar për në turin tjetër pasardhës dhe në vazhdim në bazë të formulës së këtyre finaleve, përcaktimi i çifteve gjysmëfinaliste do të jetë me short të lirë ndërmjet 2 skuadrave të kualifikuara nga turi i dyte i Grupit A dhe Grupi B. Falë formës së mirë sportive që fëzojnë aktualisht të dy ekipet e klubit të futbollit Vllaznia janë kandidat kryesor për fitimin e trofeve të Kups së Shqipërisë në futboll pr moshat.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,431FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts