Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetLezhe, nuk njihen kryepleqte

Lezhe, nuk njihen kryepleqte

-

Përplasjet për shkak të përkatësive politike mes Kryetarit të Bashkisë së Lezhës dhe Këshillit Bashkiak kanë sjellë bllokimin e buxhetit të vitit 2017 dhe mbajnë peng mosnjohjen e kryetarëve të fshatrave nga ana e Bashkisë së Lezhës. Pashk Gjokej është një prej kryetarëve të fshatrave, i cili është zgjedhur nga kryesia e fshatit Qendër-Kakarriq prej më shumë se 10 muajve dhe ende nuk është legjitimuar.

Ngërçi i krijuar pranohet edhe nga anëtari i këshillit bashkiak, Rrok Rroku, i cili përfaqëson banorët e njësisë administrative të Dajçit.

Por, me gjuhë më të ashpër ka folur kryetari i këshillit bashkiak, Gjok Ndoka, i cili i përket politikisht së majtës, që ka edhe përqindjen më të lartë të këshilltarëve në bashkinë e Lezhës, ndonëse ajo drejtohet nga Partia Demokratike. Gjok Ndoka ka deklaruar këtë fillimviti për bojkot të të gjitha projekt/vendimeve që do të kërkojnë miratim nga ana e bashkisë, duke përjashtuar ndihmën ekonomike.  Ndërkaq, kryetari i PD për Lezhën, Paulin Marku ka deklaruar se vota e lirë është e shenjtë për ta. Sipas tij, nëse cenohet vota që në qelizën më të vogël, që është fshati, atëherë po rrënohet dhe cenohet demokracia shqiptare.  Tashmë me bllokimin e miratimit të buxhetit pritet të shikohet sesi do të zgjidhet situata. Një gje e tillë ka ndodhur edhe në vitin 2013, kur LSI u largua nga koalicioni i djathtë. Bllokimi i buxhetit mund të sjellë probleme në shumë sektorë jetësore të Lezhës, tashmë kur shumë institucione varen prej saj, si në shëndetësi, ashtu edhe në arsim, infrastrukturë apo shërbime të tjera ndaj qytetarëve të Lezhës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts