Wednesday, May 8, 2024
HomeAktualitet“Black out” 40 minutesh ne spital.

“Black out” 40 minutesh ne spital.

-

 

 

Një skandal i vërtetë është shënuar mbrëmjen e së shtunës në spitalin rajonal të Shkodres, i cili për 40 minuta nuk ka patur energji elektrike. Ende mbeten të paqarta shkaqet e kësaj ndërprerje nga ana e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike, por një gjë është e sigurtë, pacientëve ju vu në rrezik jeta, ndërsa në spital nuk punonte as gjeneratori.

Salla e operacioneve, reanimacioni dhe pjesa tjetër e reparteve të spitalit kanë qënë pa energji. Gjeneratori nuk ka funksionuar, vetëm në një prej fazave duke bërë që të vetmet që hynë në punë ishin ndriçuesit, por jo aparaturat që mbajnë në jetë pacientët siç është oksigjeni. Sikur të mos mjaftontë e gjithë kjo, në ashensorin e spitalit mësohet të ketë mbetur e bllokuar një grua, e cila nga paniku ka njoftuar shërbimin zjarrfikës dhe policinë, që me forcë kanë hapur ashensorin për të mundësuar daljen e saj. Drejtuesit e spitalit me përjashtim të numrit dy të tij, nuk kanë qënë në momentin e black out që ka pësuar spitali i Shkodres, i cili me këtë avari të krijuar duhet të vërë në lëvizje të gjithë organizmat, përfshirë drejtëpëdrejtë ministrinë e shendetësisë. Mos funksionimi i gjeneratorit në një rast të dytë mund të jetë fatal për pacientët, duke u kushtuar ketyre të fundit edhe jetën. Gjithashtu nga ana e OSHEE për këtë institucion jetik kërkohet seriozitet dhe veprim në kohë, pasi çdo minut i kaluar pa energji kthehet dramatik. Ky nuk është rasti i parë që spitali i Shkodres përballet me mungesë të energjisë elektrike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts