Friday, April 26, 2024
HomeSportShtubina: Me Kukësin një Vllazni tjetër.

Shtubina: Me Kukësin një Vllazni tjetër.

-

 

Kapiteni justifikon humbjen me terrenin e dobët, skuadra ka forcë tjetër

Për kapitenin e Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, humbja e pësuar në miqësoren me Beslidhjen nuk paraqet ndonjë shqetësim, pasi sipas tij, skudra nuk arriti të shprehej si duhej pasi vinte nga faza përgatitore me ngarkesa, por në të njëjtën kohë shkak është bërë edhe terreni aspak i mirë që ndikoi në këtë drejtim.

Në vijim Shtubina foli edhe për futbollistin me ngjyrë i ardhur për provë tek Vllaznia si dhe në përgjithësi për merkaton.

Nga ana tjetër, trajneri i skuadrës lezhjane Alban Bruka e konsideron miqësoren me Vllazninë një test shumë të rëndësishëm, aq më tepër që edhe disa lojtarë të ardhur në merkaton dimërore bënë prezantim të mirë.

Ballafaqimi miqësor Beslidhja-Vllaznia ishte testi I fundit për të dyja skuadrat, pasi fundjavën e ardhshme starton zyrtarisht kampionati kombëtar I Superligës si dhe ai I kategorisë së parë ku luan Beslidhja. Për kuqeblutë, kampionati nisë më herët se të tjerët, pasi çifti Vllaznia-Kukësi luan diten e premte në orën 18.00 në stadiumin “Loro Boriçi” duke qënë kështu zyrtarisht ndeshja hapëse e vitit 2017.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts