Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetMbifaturime energjie edhe ne Lezhe

Mbifaturime energjie edhe ne Lezhe

-

Mbifaturimit te energjisë elektrike nga OSHEE nuk i kane shpetuar as qindra familje ne Lezhe. Këto dy muajt e fundit ato janë përballur me fatura të fryera të cilat nuk korrespondojnë më kilovatet e harxhuara. Ndonese i jane drejtuar sporteleve te operatorit per te kerkuar nje sqarim dhe mbi hapat qe duhet te ndjekin per korigjimin e ketyre shumave, ata nuk kane marre asnje pergjigje.

Kryetari i Partisë Demokratikë në Lezhë Paulin Marku pasi është njohur me shqetesimet e banoreve beri me dije se ka ngritur nje grup punë për të hetuar këtë çeshtje.

Lidhur më këtë situatë, jashte kamere drejtori i OSHEE Lezhë Armando Zhuka jep nje sqarim absurd, duke theksuar se në bazë të vendimit të Entit Rregullator të Energjisë në momentin kur klientit nuk i lexohet matesi përshkak se ndodhet brenda rrethimit të shtëpisë dhe nuk ka asnjë përson në banese atehere faturimi është automatikisht 300 kilovat. Por Sipas Zhukes qytetaret kanë të drejtën e ankimimit dhe menjëhere bëhet rileximi i matesit dhe vendeset sasia reale e konsumuar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts