Wednesday, August 10, 2022
HomeAktualitet“Shkodra e zbukuruar gjate te gjithe vitit”

“Shkodra e zbukuruar gjate te gjithe vitit”

-

Pasi në mendjen e saj i ka vënë punët në vijë dhe qyteti po lulëzon nga investimet dhe mireqenia ekonomike sipas barometrit të administratës, bashkia e Shkodres dhe kryetarja Voltana Ademi kane vendosur të rrisin standartet. Jo vetëm në dhjetor, por festa Shkodra do të ketë gjatë të gjithë vitit, e për ta përkthyer këtë ajo ka vendosur që qyteti të zbukurohet për çdo festë kalenderike të shënuar me të kuqe.

Por kur flitet për shifrat konkrete, matematika e pushtetit vendor nuk është edhe aq e mirë. E pyetur mbi planin e të ardhurave për këtë vit dhe si qëndron ai në raport me ato qe sjell qeveria, përgjigjia i faturohet numri dy të bashkisë Emilia Koliqi.

Por Koliqi bën autogolin e radhës, pasi në buxhetin e 2016-es bashkia Shkoder nga 1,655,453 mijë lekë në total,  596,485 mijë lekë do të duhej të ishin nga të ardhurat e veta. Pra në raportimin e bërë në vend të bilancit pozitiv, aty mungojnë rreth 100 milion lekë të vjetra. Ndërsa kryetarja e bashkisë nuk vonon të bëhet plotësuese e përgjigjes, duke vijuar refrenin tradicional të sulmit ndaj qeverisë për mungesë mbështetje ndaj Shkodres, e duke kërkuar në këtë rast që projektet e saj të kenë më shumë lobim nga deputetët. Por i pranishëm në sallë, deputeti demokratik Helidon Bushati ishte i qartë në përgjigjen që i adresoi pushtetit lokal, kur bën të tilla kërkesa.

Në diskutimin publik për projekt – buxhetin e 2017-es, ra në sy përqëndrimi i vemendjes tek infrastruktura dhe rrjeti i kanalizimeve e kullimit në njësitë administrative, këto si kërkesa të ardhura nga komuniteti.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts