Thursday, April 18, 2024
HomeAktualitetRaporti I korrupsionit

Raporti I korrupsionit

-

Transparency International publikoi rezultatin e raportit global për perceptimin e korrupsionit. Në studim përfshihen 176 shtete.Shqipëria ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm, duke u renditur e 83-ta në botë me 39 pikë ku 100 është rekordi për vendin më pak të korruptuar. Më keq në Ballkan është Kosova me 36 pikë, më pas vjen Maqedonia me 37 pikë dhe Bosnja me 39 pikë.Serbia merr 42 pikë dhe Mali i Zi 45 pikë. Shqipëria dhe Kosova kanë shënuar përmirësimin më të madh në rajon, duke u ngritur me tre pikë secila. Megjithatë është interesant se Shqipëria ka njohur rritje të ndjeshme nga viti në vit. Kështu, në vitin 2015, Shqipëria renditej në vendin e 88-të në botë. Në vitin 2014, Shqipëria renditej në vendin e 110 në botë. Rekordin negativ e mbante viti 2013, kur Shqipëria renditej e 116-a në botë. I menjëherëshmë ka qenë edhe reagimi I Ministrit të cështjëve vendore Blendi Çuçi. I cili tha se krijimi i institucioneve të reja pas reformës në drejtësi do të jenë ato që që do japin rezultate në betejën ndaj korrupsionit….

Në raport thuhet se janë me urgjencë reformat e thella që pabarazinë në rritje ndërmjet pushtetit dhe pasurisë e ndryshojnë përmes fuqizimit të qytetarëve për të ndalur mos ndëshkueshmërinë e përhapur për korrupsionin, i mbajnë llogaridhënës të pushtetshmit dhe marrin pjesë në vendimet që prekin jetën e përditshme të tyre.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts