Thursday, September 12, 2024
HomeAktualitetTe permbyturit hyjne ne greve urie

Te permbyturit hyjne ne greve urie

-

Gjon Lasku, Pal Marku, Frrok Kola, Lush Ndoci, Arben Kola, Mhill Guri, Skender Mhilli dhe Dritan Ndreu janë 8 banorët e ish zonave të përmbytura të Shkodres që pak përpara orës 12.00 të së mërkurës nisën zyrtarisht grevën e urisë. Shkak u bë mungesa e një përgjigjeje nga ana e qeverisë shqiptare lidhur me dëmshpërblimin e përmbytjeve të viteve 2010 – 2011. Ndonëse e kishin paralajmëruar në mjediset e prefekturës, forcat e shumta të policisë dhe ndërhyrjes së shpejtë nuk lejuan hyrjen e tyre në këto ambjente. 2 ore pasi priten përpara prefekturës, ata ju drejtuan lulishtes përpara bashkisë Shkoder ku tentuan ngritjen e një çadre, por as aty policia nuk lejoi ngritjen e saj. Përballë kësaj situate banorët të ulur në stolin publik të kësaj lulishte nisën grevën, ku deklarojnë vendosmërine e palëkundur për t’’i shkuar deri në fund.

Më herët banorët debatuan në hyrje të prefekturës edhe me shefin e shtabit të emergjencave civile të Shkodres, Pellumb Danin, duke i kërkuar llogari për mungesën e një përgjigjeje zyrtare nga institucionet shtetërore.

Forca të shumta policie dhe FNSH qendruan në gatishmeri prej oreve të para të mëngjesit, ku bllokuan tërësisht hyrjen në prefekturë dhe në pedonalen qendrore të Shkodres. Situata u monitorua nga afër edhe prej drejtorit të policisë së Shkodres Alban Çela, sëbashku me strukturat e tjera drejtuese. Banorët kanë protestuar disa herë këtë fillim viti, duke i vendosur edhe afat qeverisë 25 janarin si datë përgjigjeje, por një gje e tillë mungoi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts